Gjimshiti shkëlqen edhe në derbi dhe tani e pret Atalanta

0

Avelino luajti sot derbin kundër Beneventos në Serinë B italiane, duke humbur 2-1, në një ndeshje mjaft të luftuar. Benevento luan për ngjitje në Serinë A dhe fitoi me meritë, por edhe Avelino luajti mirë dhe mund të barazonte.

Si zakonisht, Berat Gjimshiti ishte titullar dhe ndër më të mirët në fushë, duke u vlerësuar jashtëzakonisht nga mediat lokale në Avelino, që e kanë vlerësuar mesatarisht me notën 6, si pak lojtarë.

“Më i miri i mbrojtjes së Avelinos, ndër më konstantët dhe luftarakët në fushë. Forcë dhe inteligjencë, nuk ka faj tek asnjëri nga golat e pësuar”.

Ndërkaq, pas ndeshjes trajneri Valter Novelino ka zyrtarizuar se Berat Gjimshiti do të kthehet tek Atalanta në verë: “Berati ka një strukturë fizike të rëndësishme, po tregon cilësitë e tij, është një djalë që do të kthehet tek Atalanta, sepse mund të përballojë me sukses edhe Serinë A, ashtu si Radunoviç”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here