Gjimshiti perfekt, Avelino kap mesin e tabelës

0

Nëse do të ishte në miqësoren ndaj Bosnje-Hercegovinës, me siguri do të kishim qetësi e ndoshta nuk do të pësonim gola aq naivë. Berat Gjimshiti është kthyer tashmë në një lojtar mjaft të rëndësishëm për Shqipërinë, duke parë që veç tij dhe Mavrajt, asnjë lojtar tjetër nuk jepo garanci për formacionin titullar në kombëtare, edhe pse Veseli ka dhënë shenja të mira.

Sot Gjimshiti ishte si zakonisht titullar në fitoren e shkëlqyer 1-0 që Avelino arriti kundër Spalit të vendit të dytë. Një gol i bomberit Euzepi në fillimin e pjesës së dytë vendosi fatet e ndeshjes, me Avelinon që mori 3 pikë jetike pas disa rezultatesh jo të mira. Tashmë renditja është përmirësuar ndjeshëm dhe skuadra kampane është në mesin e qetë, që synon ta ruajë deri në fund. Gjimshiti zhvilloi një ndeshje thuajse perfekte, duke merituar notën 7, që e bën ndër 3-4 më të mirët e gjithë takimit.

“Dy gabime të vogla, në një paraqitje madhështore të mbrojtësit shqiptar. Nuk i lë asnjë hapësirë sulmuesit kundërshtar Zigoni dhe nuk trembet as nga Flokari. Gjigant. Nuk i ikën as Antenuçi. Është harruar paraqitja e dobët në Terni dhe Gjimshiti është kthyer ndër më të mirët në fushë, si zakonisht këtë sezon”, shkruhet në sitet lokale të Avelinos.

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image