Gjimshiti i projektuar për “Champions League”, ndaj Man.City e pret një detyrë e vështirë

0

Fill pas ndeshjeve të Kombëtareve, veç kampionateve, në mesjavë fillon edhe magjia e “Uefa Champions League” me përballjen në grupe. Atalanta do të jetë një mes shumë skuadrave që do të zbresin në fushëm mbrëmjen e së martës. Bergamotët në dy ndehjet e para kanë dështuar në grumbullimin e pikëve duke pësuar humbje ndaj Shahktarit dhe Dinamo Zagrebit. Ndërsa sfida e radhës është ajo ndaj Man.City në Angli.

Në sfidën që shpresat janë zero për të arritur qoftë edhe një pikë, Gasperini beson tek të tijët për të lënë sadopak gjurmë. Ndërkohë sa i përket formacionit në Itali janë të sigurtë për njëmbëdhjetshen startuese. Sipas mundësive do t ëketë një vend në formacion edhe për Berat gjimshitin.

Mbrojtësi i Kombëtares gëzon besimin e trajnerit për këtë takim ndaj një rivali tmerrsisht të vështirë.  Duke parë për më tepër që përballë tij do të jenë sulmues si Aguero apo dhe Sterling. Gjimshiti ka luajtur vetëm një ndeshje në Champions atë ndaj Zagrebit në humbjen e thellë 4-0. Gjithësesi Gasperi e sheh më qartë pozitën në skuadër duke kërkuar që minimalisht të kenë qarkullim të topit në fushën e lojës, pasi rezultati pozitiv mbetet thuajëse i pamundur./Sport Ekspres/

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.