Gjimshiti humbet duelin me Flokarin, magjia “Milan” ka përfunduar për Beneventon!

 

Barazimi 2-2, këtë herë, ndoshta sepse edhe Brinjoli mungonte, nuk ka ardhur… Për Beneventon, në “Vigorito”, humbja me Spal ka rikthyer gjithçka nga zero, edhe pse tabelave e renditjes “thotë” 1 pikë… Ajo ndaj kuqezinjve, një barazim me magji që është shuar shpejt, sepse u ndoq nga dy humbje.

Pikërisht, njëra mes tyre  e ardhur dje, ku ndaj Spalit, edhe pse në avantazh, skuadra verdhekuqe nuk ka ditur ta shfrytëzojë. Serxho Flokari është heroi i skuadrës nga Ferrara, që ka mposhtur në duel Berat Gjimshitin, i cili ka marrë një notë “5,5”, duke pasur faj sidomos te goli i parë i skuadrës mike. E ndërsa Gjimshiti është vlerësuar si ndër më të dobëtit, Memushaj ishte ndër më të mirët: nota 6,5 dhe një paraqijte super e tij, duke provuar edhe golin personal me goditje në portë. i kudondodhur në mesfushë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *