Gjimshiti “bën zap” Ikardin: Nuk jemi inferiorë për vendin e katërt!

0

Atalanta ka marrë një barazim të çmuar në San Siro kundër Interit, duke konfirmuar se ka një skuadër të shkëlqyer, që me të drejtë tashmë pretendon të kualififikohet për në Champions League, aq më shumë që Milani është në një moment të zi dhe Roma e Lazio kanë shumë luhatje.

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, u vlerësua me notë mesatare 6.5 në mediat italiane: “E humbi Ikardin vetëm në një rast, por portieri Golini rregulloi gjithçka. Në pjesën tjetër të ndeshjes u fut në një duel të shkëlqyer fizik me argjentinasin dhe në shumicën e rasteve doli fitues.

Pas ndeshjes, Gjimshiti deklaroi: “Luajtëm ballëhapur, duke sulmuar për 90 minuta, ashtu si Interi, ndaj barazimi është rezultat i drejtë. Ishte një ndeshje e vështirë, por treguam edhe një herë se nuk jemi inferiorë dhe mund të shkojmë në Champions.

“Barazimi për ne është diçka thuajse e re, ashtu si të mos pësojmë apo të mos shënojmë, por në San Siro është rezultat i mirë. Një pikë mund të jetë shumë e rëndësishme, por tashmë le të mendojmë për Empolin, jo për renditjen”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.