Gjilani zyrtarizon gjithçka, Mezani e gjen zëvendësuesin e Shametit në Shqipëri

Gjilani ka zyrtarizuar futbollistin më të ri, për të zëvendësuar Ylli Shametin ashtu siç edhe raportuam në mëngjesin e sotëm. Ish-mbrojtësi i Kukësit është operuar në ditën e hënë në Athinë për dëmtimin në këmbën e djathtë dhe pritet të jetë për shumë gjatë jashtë fushës së blertë.

Në kushte të tilla, trajneri Mezani ka kërkuar afrimin e një tjetër mbrojtësi me eksperiencë në Shqipëri. Franc Veliu ka kaluar te Gjilani për të zëvendësuar Shametin, ndërsa nuk duhet harruar që gjatë periudhës 2009-2013 ka qenë edhe pjesë e Kombëtares së Shqipërisë. /Sport Ekspres/

Njoftimi nga SC Gjilani:

Franc Veliu futbollist i Gjilanit

Gjilan, 10 Shtator 2019-Gjilani ka arritur marrëveshje me qendërmbrojtësin nga Shqipëria, Franc Veliu.

Veliu i lindur në Vlorë, në skuadrën e Gjilanit vie si futbollist i lirë.Ai edicionin e fundit kishte mbrojtur ngjyart e ekipit nga qytetit i tijë lindjes, FC Flamurtari.

Mbrojtësi më i ri i Gjilanit ka mjaft përvoj në karrieren e tijë futbollistike, ku më parë kishte mbrojtur ngjyrat e skuadrave nga Shqipëria, si ajo e Partizanit e Kukësit.

30 vjeçari gjithashtu ishte pjesë e kombëtarës së Shqipërisë, me ç’rast ai kishte pasur 7 paraqitje me kuq e zinjtë, ku ishte pjesë e saj nga viti 2009 deri në vitin 2013.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *