Gjilani sytë në Superiore, zbulohet një objektiv i Mezanit

0

Gjilani para pak ditësh ka nënshkruar me mbrojtësin Erlis Frashëri, ndërkohë që trajneri Gentian Mezazni kërkon të afrojë në skuadrën e tij edhe të tjerë futbollistë nga Superiore. SportEkspres.com mëson se një objektiv tjetër i gjilanasve është mbrojtësi Harallamb Qaqi.

Futbollisti 25-vjeçar njihet mjaft mirë nga Mezani, i cili e ka pasur nën urdhra kur ishte te Laçi. Qaqi sezonin e fundit e nisi te Kukësi, ku u aktivizua në 8 ndeshje (5 titullar). Për më shumë hapësira ai kaloi te Kamza dhe luajti 4 takime dhe më pas skuadra periferike e kryeqytetit u përjashtua.

Qaqi ka spikatur më së shumti kur ishte te Laçit, pasi aty ka luajtur dy sezone rregullisht. Sezonin e parë u aktivizua në 35 takime dhe mungoi vetëm në një ndeshje për shkak kartonësh. Në sezonin pasardhës luajti 29 ndeshje, por në fillim të kampionatit pati një dëmtim që e la jashtë për disa javë. Tanimë Qaqi mund të ribashkohet me Mezanin te Gjilani.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.