Gjilani i Mezanit surprizon edhe ekipin zviceran, një gol “pa nisur ndeshja” dhe Gerhard Progni

Skuadra që drejtohet nga Mezani në Kosovë, Gjilani, po merr gjithmonë e më shumë formë sa i përket sezonit të ardhshëm. Pas humbjes së parë kundër Trepçës me rezultatin 4-1, ka ardhur edhe reagimi i fortë i skuadrës në kampionat, duke fituar dy ndeshjet e tjera.

Madje së fundmi është arritur të fitohet edhe ndaj Schaffhausen, ekipi i njohur zviceran, me shifrat 0-2. Aktualisht këta të fundit janë pjesë e ligës së parë në Zvicër, por marin pjesë shpeshherë edhe në elitë. Goli i parë do të vinte pa nisur mirë loja, teksa Ferreira pas 60 sekondash dërgoi topin në rrjetë. Historikun e takimit do ta vendoste goli i Gerhard Prognit në minutën e 18, për të dëshmuar formën e mirë të skuadrës që drejtohet nga Mezani. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *