Gjilani i fiksuar me “ish”-ët e Superiores, prezantohet mesfushori boshnjak

0

Skuadra e Gjilanit ka prezantuar ditën e sotme afrimin e katërt të merkatos së janarit. Bëhet fjalë për mesfushorin bosnjak, Semir Haxhibuliç. Futbollisti 32-vjeçar ka firmosur një kontratë me kohëzgjatje për një vit e gjysmë.


Haxhibuliç  është një emër i njohur në Kategorinë Superiore, pasi ka luajtur vite me parë me Apoloninë, Gramozin, Besën dhe së fundmi me Vllazninë në sezonin 2015/2016. Në dy vitet e fundit, boshnjaku ka luajtur në kampionatin e Ishujve Faroe.

Skuadra e Gjilanit ka një numër të lartë lojtarësh, të cilët në të shkuarën kanë pasur eksperienca në Kategorinë Superiore, si ish-mesfushori  i Kukësit Xheferson, dhe lojtarët të tjerë si Ansi Nika, Ledion Muçaj, Vilfor Hysa, Vilson Lila dhe Endri Magani.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.