Gjilani bën dy lëvizje, afron edhe ish-kapitenin e Kastriotit

Gjilani ka larguar pak kohë më parë Brunild Pepën, por vijon të shohë sërish nga Superiorja për futbollistë. Me skuadrën e kuqe është bashkuar qendërmbrojtësi Vilson Lila,  i cili në pjesën e parë të sezonit kishte mbajtur shiritin e kapitenit me Kastriotin në Superiore.

Ai u largua nga krutanët dhe tashmë do ta vijojë karrierën në Kosovë. Një tjetër futbollist lë kampionatin tonë dhe ai është Klejdi Koçi. Vetëm 19 vjeç, mesfushori ka qenë pjesë e Termit në Kategorinë e Dytë.

NJOFTIMI I GJILANIT – Ditën e sotme skuadra e Gjilanit ka arritur marrëveshje edhe me dy futbollistë të tjerë. Bëhet fjalë për Vilson Lilën dhe Klejdi Koçin. Vilson Lila, i cili luan pozitën e mbrojtësit të qendrës, vjen nga klubi i Kastriotit nga Superliga e Shqipërisë. 29-vjeçari ka bërë karrierë brenda Shqipërisë, ku më parë ishte edhe pjesë e Kukësit.

19- vjeçari Klejdi Koçi, i cili luan pozitën e mesfushorit, vjen nga shkolla e futbollit nga Tirana, KF Term Tirana, ku ndër vite ishte lojtar i dalluar në gjeneratën e tij dhe kishte spikatur me paraqitjet e tij në kategorinë e juniorëve në Shqipëri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *