Gjiganti Van Dijk: Bajern i madh, por ishim të sigurt për një gjë…

Virxhil van Dijk konsiderohet nga shumë njerëz si qendërmbrojtësi më i mirë në botë, por Liverpuli ka edhe një shënues të madh, sepse holandezi shpesh shkon në sulm dhe shënon gola me shumë peshë.

Edhe në Mynih Van Dijk ishte fantastik, duke udhëhequr mbrojtjen dhe duke shënuar golin që fundosi Bajernin, në mesin e pjesës së dytë.

Sapo mbaroi ndeshja, Van Dijk tha: “Ndjenjë e mrekullueshme. Ishte shumë e rëndësishme të kualifikoheshim dhe ia dolëm, nuk ka rëndësi kush shënon.

“E dinim që do ishte shumë e vështirë, Bajerni është një klub i madh dhe kishim përballë një ekip të frikshëm, me shumë eksperiencë. Gjithsesi, ishim të sigurt që do kishim raste për gol. Pësuam një gol të pafat, por në fund ia dolëm mbanë, jemi mes 8 më të mirëve në Europë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *