Gjiganti po vjen për Ze Marian, ia nis nga palestra

0

Tirana kërkon të rikthehet konkurruese. Sezoni në Kategorinë e Parë mund të konsiderohet si “stazh” dhe periudhë që presidenti Refik Halili të reflektojë. Disi ka bërë, pasi tanimë merkaton ia ka besuar Arbi Laçit, drejtori i ri sportic, dhe Hektor Çomos. Kanë bërë disa lëvizje, jo shumë, pasi ekipi që vjet ishte programuar konkurrues për elitë. U tentua Kupa e Shqipërisë, por u ndalën nga Kukësi.

Një nga prurjet e vjetshme në merkato ishte Majkëll Ngo. Sulmuesi anglez, i cili në të shkuarën ka veshur fanellën e Liverpulit, arriti të realizojë 11 herë në të Parën. Prej kohësh ka  gjetur akordin për të vijuar të mbrojë ngjyrat bardheblu dhe tanimë ka mbërritur në Shqipëri. Ishte lënë pushim për shkak se vjen pas një operimi në gju dhe ende nuk është gati.

Ngo do duhet të vijojë me seancat rikuperuese dhe mendohet që në muajin gusht ai do të jetë i gatshëm për skuadrën. Gradualisht 25-vjeçari do të vijojë me planin e mjekëve dhe më pas do të bashkohet me grupin. Ze Maria e pret sulmuesin, që pritet të jetë një pikë referimi për Tiranën në vijën e parë.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.