“Gjiganti” Muriqi, në Turqi është “mbreti” i ajrit

0

Vedat Muriqi po zhvillon sezonin më të mirë të karrierës në Superligën turke. Futbollisti shtatlartë ka shënuar gjashtë gola, në 19 takime, ndërkohë që nuk harron as të shërbejë shokët e ekipit me asiste, me plotë pesë të tillë.

Një tjetër aspekt ku shkëlqen 24-vjeçari janë duelet ajrore. Gjatësia prej 194 centimetrash e ndihmon Muriqin që të mos ketë konkurrent në luftën në ajër. Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës është futbollisti që fiton më shumë duele ajrore në Supeligën turke, më konkretisht 5.4 duele për ndeshje.

Kontrata e Muriqit me Rizesporin mbaron në vitin 2020-të, por me paraqitjet që lojtari po kryen këtë sezon, nuk do të jetë aspak çudi që 24-vjeçari të transferohet në një ekip shumë herë më të fortë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.