“Gjiganti” i UFC-së në hapat e Mekgregor, gati t’i futet boksit

Atleti i njohur i “UFC” Frensis Nganu ka shprehur hapur dëshirën e tij për të provuar një eksperiencë në sportin e boksit. Franko-kamerunasi ka gjatësi prej 193 centimetrash dhe peshë prej 116 kilogramësh. Pika e fortë e Nganu është fuqia e goditjeve të tij, çka e bën optimist se do t’ia dalë të korrë sukses në botën e boksit.

Dy vite më parë Konor Mekgregor nuk ia doli të dilte fitimtar përballë legjendës amerikane Flloid Mejuedhër, Nganu beson se në ndryshim nga irlandezi ka aftësitë e duhura për të befasuar edhe boksierët më elitarë.

BOKSI – Bota e boksit ka tani disa atletë shumë të zotë si Fjuri, Xhoshua, Uajlldër si dhe Ruiz. Jam njeri që besoj shumë. Askush nuk besonte se do ia dilja të isha pjesë e UFC, nuk më mungon azgjë për të provuar veten në boks”.

Para se të bëhesha pjesë e UFC-së bëja stërvitje me një boksier shumë të njohur si Karlos Takam.  Kontrata me UFC-në nuk ma lejon, por e njëjta situatë ishte dhe me MekGregor dy vite më parë dhe për të u bë një përjashtim”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *