Gjici: Stadiumi na ka penalizuar! Mos qeshni, nuk dorëzohemi për titullin

Safet Gjici ka dhënë një prononcim të shkurtër para ndeshjes me Kamzën. Numri 1 i Kukësit për “Supersport” ka komentuar titullin kampion fillimisht, ku e thekson se nuk do të dorëzohet ai dhe Kukësi i tij. Gjici nuk nguron që ta pranojë se gjendja e stadiumit të tij ka qenë minusi më i madh për skuadrën, ndërkohë që shton atë që dhe ditën e djeshme e bëri të ditur që investimi në stadiumin  Kukësit do të nisë me të përfunduar sezoni.

TITULLI – “Përderisa matematika na lejon nuk do themi se ka mbaruar gjithçka. Është evidente që Skënderbeu është shkëputur. Nëse e fitojmë këtë ndeshje do e ngushtojmë diferencën. Më pas duhet të shohim takimet direket, por e rëndësishme është që ne të fitojmë të gjitha ndeshjet tona, më pas do të shohim gabimet e kundërshtarëve. Ne duhet të vlerësojmë ndeshjet tona si brenda ashtu dhe jashtë fushe”.

STADIUMI – “Në vizitën që kishte kryeministri në Kukës, kemi biseduar dhe për stadiumin, por dhe aeroportin dhe të tjera investime. Investimi do të jetë i përbashkët 50%-50% mes qeverisë dhe Federatës. Projektin që kemi prezantuar do të bëhet realitet. Investimet do të fillojnë sapo të mbarojë sezoni. Të gjithë e dinë se fusha na ka penalizuar. Ne jemi shumë mirë në ndeshjet jashtë por kemi marrë shumë pak pikë në shtëpi, çka na ka penalizuar shumë. Sapo të mbarojë sezoni do të nisin punimet”.

LOJA – “Përmasat e fushës nuk e lënë këtë trajner që të luaj futboll siç ai di. Ne nuk heqim dorë nga mbrojtja e titullit. Disa mund të qeshin, siç e kanë thënë dhe më parë, por ta shohin deri në fund. Do i fitojmë ndeshjet një e nga një. E kam biseduar me trajnerin dhe ai e pranon këtë ashtu si lojtarët”.

RIVALITETI – “Duhet ta shohim deri në fund sepse kampionati nuk ka mbaruar sot. Skënderbeu është shkëputur, ne i bëjmë llogaritë, por kampionati është i gjatë dhe nuk i dihet deri në fund. Pikët janë aty, e rëndësishëm është që të fitojmë aty. Penalizmin e kemi me fushë,n, por do mundohemi ta kalojmë me sforco”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *