Gjici: Parullë e pahijshme, u acarova shumë

0

Presidenti i Kukësit, Safet Gjici, i intervistuar nga Sport Ekspres pas ndeshjes, komentoi parullën ofenduese shfaqur në stadiumin e Korçës.

“Banderola që nxorën tifozët e Skënderbeut ndoshta i karikoi akoma më shumë dhe e morën mbrapsht atë që nxorën. Nuk besoj se ka pasur ndonjë organizim nga klubi. Ishte shumë e pahijshme, korçarët nuk e kanë bërë ndonjëherë këtë gjë dhe kur e pashë u acarova vërtet shumë. U gëzova shumë më pas kur shënuam, sikur të ishte goli i fitores. Ishte shumë cinike ajo që ata nxorën. Nuk e prisja që ta shihja atë nga korçarët, por mendimi i tyre, puna e tyre. Në Kukës nuk do ta pranonim kurrë. Unë e dua ekipin me nerv dhe do të doja që të mos e tregonin karakterin kur të dilte ajo banderola, por që kur pësuam golin. I kishim rastet për të barazuar në pjesën e parë, por nuk i shfrytëzuam ashtu siç duhet”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image