Gjici: Partizani del kampion po e mbajtën këmbët deri në shkurt

Presidenti i Kukësit Safet Gjici ka qenë i ftuar në emisionin “Sport News Plus” në “News24”. Numri një i klubit kuksian ka komentuar gjatë që nga ndryshimet në stol dhe deri tek mungesa e golave të Rexhinaldos.

FITORJA E FUNDIT – “Ne fituam me fat, ashtu siç na mundi Partizani me fat, pasi vetëm një herë na erdhi në portë dhe bëri një gol të lodhur. Janë pjesë të futbollit, nuk ke çfarë bën. Bëmë një ndërhyrje në verë dhe sipas ish-trajneri të merrnim nja 2-3 lojtarë në çdo pozicion. Unë nuk doja që të merrnim kaq shumë lojtarë. Ia kam besuar Nexhipit që të mos e prishnim ekipin. Larguam Gurin dhe duhej të gjenim dikë që të ishte si ai. Morëm një sulmues që nuk na doli gjë”.

MERKATO – “Që në Kupat e Europës e pamë se skuadra çalonte dhe trajneri i parë e bëri lëmsh. Unë jam presidenti, nuk jam as trajneri dhe as drejtori sportiv. Unë bëj vetëm marrëveshje financiare, ata i marrin lojtarët. Lojtarë ka sa të duash, edhe pse nuk është gjetur ende ai formacioni i duhur, pasi ka ende lojtarë që nuk janë lidhur. Do të bëjmë ndërhyrje në janar, por 2-3 pika, pasi lojtarët e mirë janë në kontratë. Na prishi punë shumë Musolli, i cili ka qenë pikë e fortë. Boshti i ekipit duhet ruajtur”.

KRAHASIMI – “Ne e themi dhe vetë që nuk jemi aty ku kemi qenë, nëse krahasojmë me vitin e shkuar. Ne kemi lojtarë shumë të mirë dhe cilësorë. Do të ketë ndërhyrje, nga mesfusha e lart. Ka mbaruar një fazë. Ne bëmë një lojë të mirë të shkëlqyer me Partizanin, por nuk fituam. Në Fushë-Krujë nuk luajtëm mirë, por fituam. Rezultati matet me pikë”.

KASTRIOTI – “Këto ekipet që e mbajnë veten si kampione e vlerësojnë kundërshtarin. Këtu është puna e trajnerit që të punojë nga ana psikologjike. Nuk ka nevojë që ta krahasosh ekipin me skuadrat si Partizani apo dhe Skënderbeu. Vjet na ka mundur Lushnja në Kukës 1-3, vetëm nga nënvlerësimi. Edhe me Kastriotin kështu ndodhi. Me Kastriotin fituam vetëm me fat. Nuk mund të thuash se ekipi i vendit të fundit nuk të vë vështirësi. Nëse do shënonte golin e dytë do të ishte shumë e vështirë dhe mund ta kishte fituar ndeshjen. Çdo ndeshje duhet marrë njësoj sikur po luan me Partizanin e vendit të parë ashtu dhe me Kastriotin. Nuk duhet të nënvlerësohet asnjë skuadër. Jemi në fazën e parë dhe nuk dihet si shkon deri në fund”.

SFIDA NDAJ PARTIZANIT – “Deri në janar ndoshta dalim në vendin e parë. Jemi 6 pikë larg Partizanit, vetëm dy ndeshje. Këtë javë Partizani do të luajë me Skënderbeun. Mua do më interesonte barazimi. Partizani është para nesh sa i përket pikëve, jo lojës. Jemi dobët ne, nuk po tregojmë ne forcë. Pasi me atë që treguam në Elbasan, Partizani nuk erdhi asnjë herë në portën tonë në pjesën e dytë”.

KREU I KUQ – “Më thoshte Takaj dikur se Kukësin e mbajnë këmbët deri në shkurt dhe nëse e mbajnë Partizanin këmbët deri në shkurt mund të dalë kampion. Nuk ka bërë shumë merkato, nuk shkëlqen në lojë si Skënderbeu, që në të shkuarën ka pasur një super ekip. Nëse është në vendin e parë është me meritë”.

SULMI DHE PASUESI I GURIT – “Morëm Harbën, por që nuk doli aty ku pritej, siç na tha ish-trajneri. Nuk ishte sulmuesi që e zëvendësonte Gurin. Duhet të marrim një sulmues tjetër për të dubluar Rexhinaldon. Shameti nuk është sulmues, nuk mund të presim gola vetëm nga ai, edhe pse është mirë që të shënojnë dhe mbrojtësit e mesfushorët”.

REXHINALDO – “Rexhinaldo theu rregulloren e klubit dhe na takon ne që ta zgjidhim. Trajneri duhet ta bëjë analizën me skuadrën. Besoj se trajneri ka gjithnjë të drejtë, pasi lojtari duhet të ulë kokën dhe të shënojë gola, pasi për atë paguhet”.

GEGA TE KUKËSI? – “Më është ofruar një kërkesë nga menaxherët që ka shfaqur interes për të ardhur tek Kukësi. E kam takuar vetëm 5 minuta”.

TIFOZËT – “E vetmja gjë që nuk është me fitim. Nuk besoj se askush nga ne që investojmë nga sporti fitojmë. Ne investojmë për të kënaqur tifozët. Ndihem mirë kur shoh stadiumin plot, si tek derbi. Pse vetëm në një ndeshje duhet ndjekur ekipi i zemrës? Nuk duhet shkuar në stadium kur je  vëne të parë, por dhe kur je në vendet e mposhte”.

NDYSHIMET TEK PARTIZNI – “Dy ndryshime ka bërë Partizani. Ka afruar trajnerin Skënder gega një dhe ka marrë Olsi Ramën, i cili e ka menaxhuar mirë. Në të shkuarën kanë pasur polemika dhe probleme. Këto dy individë kanë sjellë ndryshimin”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *