Gjici: Nuk gëzohem për dënimin e Skënderbeut, Bakajn e shita se e teproi!

Safet Gjici, presidenti i Kukësit, i ftuar në studion tv te emisioni “Fair Play”, nga Enkeledia Zeko, ka folur për shumë çështje, mes tyre nga dënimi i mundshëm i Skënderbeut, por edhe merkaton, ecurinë, trajnerin dhe largimin e Bakajt…

Dënimi  – “Nuk e mendoj dënimin e Skënderbeut. Edhe pse jemi rival, nuk gëzoj nëse dënohet. Edhe ne kur kishim probleme në Vjenë, shumë ekipe menduan se do dënohemi. Nuk gëzohem kur dënohet një skuadër shqiptar. Ne duhet të mbrojmë ekipet kur ka padrejtësi, por nuk e kemi ne në dorë. Skënderbeu ka bërë mirë si në kampionat ashtu dhe në Europë. Në futboll çfarë nuk ndodh. Nëse e kapim vendin e parë me pikë do të jemi në vend të dytë”.

Ecuria – “Në dy fazat e para nuk kemi bërë mirë. i dhashë një mundësi të madhe trajnerit që patëm. Vinte nga Luftëtari ku bëri shumë mirë dhe ato lojërat që bën sot Luftëtari besoj i ka lënë po ai trajner. Te Kukësi nuk u përshtat. Nuk e gjeti dot veten. Nuk bëmë mirë në dy fazat e para.

Trajneri – “Ka futur një lojë të mirë. Kemi pasur dhe dëmtime dhe në disa ndeshje më ka ardhur keq, për shkak të rezultatit, si me Skënderbeun, që kundërshtari erdhi dy herë dhe në shënoi dy herë. Ishte faji i mbrojtjes. Ky trajner besoj se ka futur një klimë tjetër, por mbi të gjitha lojën. Ekipi prodhon lojë shënon gola, por problemin e kemi se pësojmë gola shumë lehtë”.

Bakaj – “Kam pasur një ofertë që në janar për Bakajn, por nuk doja ta largoja, sepse bëri mirë në dy fazat e para, ishte shënuesi më i mirë. Elisi është djalë i mirë dhe lojtar i mirë, por ndonjëherë e tepron dhe unë nuk i kam qejf këto gjeste. Nga oferta që kishim nuk ramë dakord në janar. Një lojtar që ka ofertë dhe nuk e lë të shkoj, nuk loz më si ka luajtur. Në 5 ndeshjet e fundit nuk bëri asgjë për skuadrën. Ndoshta e kishte mendjen të ikte. E menduam me trajnerin nëse ka këtë mendje, ta lëshojmë e të shohë punën e tij.

Kemi lojtarë që shënojnë gola. Shënojnë dhe mbrojtësit e mesfushorët. Ekipi tregon se kemi lojtar që shënojnë. Bakaj ishte lojtar i mirë. Kur lojtari e ka mendjen për të ikur, më mirë duhet ta lësh, pasi ki kemi parë problemet, Nuk ishte në gjendjen e tij më të mirë. Nuk dha asgjë në këto 5 ndeshje. Unë e kam parë me vëmendje.  Unë nuk pendohem nga vendimet që marr. Unë them i marr të sakta. Pejiç ka shkuar aty, nuk ka luajtur dhe ka ngel në stol Pejiç ishte 35 vjeç, nuk do jepte më te Kukësi.

Zëvendësuesi –  “E kemi një sulmues tjetër, që nuk ka ardhur ende në formë. E kanë pasur ekipe të mëdha. Trajneri thotë që do vi mirë e do të dalë sulmues i mirë. E aktivizon nga pak, pasi s’ka luajtur prej kohës. Trajneri më thotë që ka të dhëna të mira, tip Pejiç. Besoj i ka lojtarët. Pejiç kishte metodën e tij, Guri ka metodën e tij dhe ky ka metodën e tij është mirë që shënojnë të gjithë lojtarët. Kjo tregon se ekipi prodhon lojë. Kemi pasur probleme nga dëmtimet, veçanërisht në mbrojtje”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *