Gjici mendon Partizanin, skuadra mund të surprizohet me një dhuratë

Kukësi arriti që të mundte Skënderbeun minimalisht me shifrat 1-0, por nuk ka pasur shumë kohë për të festuar për të besuarit e Cungut, të cilët kanë një takim akoma më të rëndësishëm me Partizanin. Luhet ndaj kryesuesve dhe synimi është i qartë të ngushtohet diferenca me vendin e parë.

Presidenti Gjici ishte i qartë pak ditë më parë, teksa në një prononcim për Supersport u shpreh se do ta lëshonte dorën nëse do të arrihej suksesi me “demat”. Mëse normale, pasi Kukësi do të shkonte në ato pozita ku dëshiron dhe më pas mund të mendohej qetësisht për merkaton.

Burime të “SportEkspres.com” pranë klubit bëjnë me dije se numri një i Kukësit mund t’u bëjë një surprizë lojtarëve, duke akorduar nje premio për suksesin me Skënderbeun. Vendimi i takon numrit një të klubit kuksian, por kjo formulë është përdorur dhe më parë nga Gjici, për t’i motivuar të tijtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *