Gjici me një shqetësim të ri, sulmohet në rrjetet sociale

0

Presidenti i Kukësit, Safet Gjici, ka një problem tjetër përveç humbjes kundër Torpedos me rezultatin 5-2. Numri një i klubit verilindor u përball me një “sulm” në rrjetet sociale. Duket se nën emrin e tij është hapur një llogari false që ka ngjallur shumë shqetësim te numri një i verilindorëve.

“Prej dy ditësh, persona të paautorizuar kanë hapur një llogari në rrjetin social “Facebook”, në emrin tim.

Llogaria e vetme në Facebook e imja është kjo, ndaj për këdo që ka abuzuar në emrin tim, do t’i drejtohem Prokurorisë, duke bërë kallëzim penal.

Dua t’iu falenderoj të gjithëve për miqësinë, ndërkohë që i kërkoj ndjesë gjithkujt që i ka ardhur ndonjë mesazh në emrin tim, por që nuk kam qenë unë”, – shkruan presidenti i klubit në “Facebook”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.