Gjici: Kemi 5 vjet që e presim këtë ditë

0

Presidenti i Kukësit, Safet Gjici, ka folur për Supersportin në prag të superndeshjes kundër Skënderbeut, duke u shfaqur i qetë, por shumë optimist se titulli do të shkojëpër herë të parë në Kukës.

“Është ndeshje e 5 viteve të fundit, jo thjesht e sezonit. Kemi 5 vite që e kërkojmë këtë titull dhe besoj se nesër do të jetë dita e suksesit të ëndërruar. Do të jetë një ndeshje e fortë, me një ekip shumë të fortë si Skënderbeu, që vjen nga shumë vite rresht kampion, ndaj duhet respektuar. Megjithatë, them se ka ardhur dita që pas 5 vitesh ta ngremë ne trofeun e titullit.

“Fitore apo barazim? Futbolli i ka të tre rezultatet në lojë, por ne duam fitoren. Duam ta ngremë trofeun në Kukës, kemi 34 javë që nuk njohim humbje dhe tashmë jemi gati të festojmë. Skuadra është në formë, stadiumi do të jetë plot, tifozët nuk do të kenë asnjë problem për të hyrë në stadium. Do të jetë një ndeshje fair-play, e fortë, kuksianët janë gati të festojnë. Skënderbeu dhe Takaj duan titullin, gjithashtu, por nuk do ta kenë të lehtë këtu në Kukës. Era e titullit kampion ndihet prej javësh këtu në Kukës, jemi përgatitur shumë dhe uroj të jetë edhe fati me ne, për ta mbyllur me sukses këtë sezon, që është fryti i 5 viteve punë.

“Festa? Kampionati mbaron në Gjirokastër, por nëse fitojmë nesër, kuptohet që do të festojmë. Është edhe ndeshja në Gjirokastër, ndërsa pastaj festa do të jetë shumë e madhe. Ashtu si kam paralajmëruar, festa do të zgjatë nga hyrja e tunelit e deri në Kukës.

“Lojtari gol? Nuk veçoj asnjë lojtar, kam besim te skuadra, rëndësi ka që të fitojë ndeshjen dhe rëndësi ka që ekipi është i plotë, në formë. Kush shënon golin e triumfit, kjo nuk ka fare rëndësi”.

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here