Gjici: Do ta paditim për shpifje Çaushin

0

Presidenti i Kukësit, Safet Gjici, ka folur sot në emisionin Fair Play në News24, ku ndër të tjera ka folur për videon e bujshme ku Drini Çaushi fliste me  Vilën, duke i ofruar para për të toleruar në ndeshjen Partizani-Kukësi. Në fund të telefonatës dukej edhe një sms ku shkruhej “Safet, mos më vendos në siklet”.

Gjici sqaron: “Vila dhe një sms me emrin Safet? Nuk ja kam as numrin e telefonit, as nuk e kam kontaktuar Vilën, aq më tepër për të thënë a do më tolerosh ti. Prokuroria do e zbardhë çështjen, por nuk mund të njolloset Kukësi. Sa herë ekipet kundërshtare hapin portat unë do shënoj sa më shumë gola, s’më intereson pse hapin portat. Nuk mund ta njollosë askush punën tonë dhe djersën tonë, sepse vërtet është një rreth i vogël, por ka një zemër shumë të madhe. Do ta paditim për shpifje Çaushin.

“Drinin ma ka sjellë Naimi për të biseduar, ky më merrte në telefon për lojtarët e tij, interesohej. Mos të gabohem që para 1 muaj kur ka qenë në Shqipëri, ka ardhur njëherë në zyrat e mia për të më paraqitur disa lojtarë, për Champions, siç kam folur dhe me menaxherë të tjerë. Këto kanë qenë bisedat e mia me Drinin. Kuksianët do të dinë të përgjigjen për këto raste.  Ne do të luftojmë në fushë për titullin. Prokuroria të flasë, ne të tjerët s’duhet të flasim”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here