Gjici del hapur: Gjoka nuk qëndron, penalltinë nuk duhej ta gjuante Pejiç

Në mendjen e vet ndihet edhe pak trajner, fundja e ka bërë Silvio Berluskoni, pse mos ta bëjë edhe Safet Gjici. Bosi i Kukësit, në një intervistë për Top Channel, ka folur gjerë e gjatë për javët e fundit te Kukësi, për eliminimin nga Liga e Kampioneve, të ardhmen e trajnerit Ernest Gjoka dhe të disa lojtarëve të përfolur.

Kam bërë një analizë gjakftohtë në mendje, për të gjetur elementët që nuk na lejuan të kalonim turin e parë kualifikues në Champions League. Natyrisht, është mungesa e eksperiencës së trajnerit Gjoka. Ajo më mbeti merak, po të isha unë trajner, nuk do të lejoja që penalltinë kundër Sherifit ta gjuante Pejiç. Para ndeshjes i është thënë Gjokës, në rast se do të akordohej penallti, që Pejiç nuk ishte në gjendje ta gjuante. Të isha unë, ia lija Eminit”, shprehet Gjici.

Gjoka është kapitull i mbyllur, pa asnjë falënderim, ndërsa Gjici i kërkon edhe dorëheqje, edhe pse Gjoka nuk ka pasur fare kontratë: “Turi i parë në Champions League është testi i trajnerit. Një trajner profesionist, kur e sheh që dëmtoi klubin, veten, anën financiare, historinë, duhet të japë dorëheqjen vetë, pa i thënë fare klubi”.

Trajneri i ri? Kam punuar gjithnjë me trajner shqiptar, por tani nuk shoh më burime për trajner shqiptar. Një ekip që pretendon ka nevojë përnjë trajner shumë cilësor.

Futbollistët? Shameti, Emini, Karioka, do të qëndrojnë. Izair Eminit i është mbyllur kontrata. Ai ka qenë nën kontratë, por dje kam negociuar me të. Koliçi është nën kontratë, mund të verifikohet lehtësisht në federatë. Pejiçit i ka përfunduar kontrata, pastaj na takon të mendojmë ne nëse do ta mbajmë apo jo.

Sulmet dhe akuzat për trukime në fazën përgatitore në Austri? U bëmë kampionë dhe nisën sulmet nga Shqipëria. Në dijeninë time, nuk ka pasur asnjë problem, asnjë provë kundër Kukësit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *