Gjici anuloi konferencën për shtyp, në vend të Gjokës flet Hallaçi

0

“Anulohet konferenca për shtyp”, u tha në orën 09:00 në zyrat e klubit të Kukësit në Tiranë. Ishte programuar që në konferencën për shtyp prag ndeshje të dilte trajneri Ernest Gjoka, por nuk ka qenë i këtij mendimi presidenti Safet Gjici, i cili ka urdhëruar që konferenca të anulohet. Fakti që flitej për ndeshjen më të rëndësishme të javës, u pa dhe nga numri i madh i medieve që ishin prezente. Megjithëse Gjoka nuk doli përpara kamerave, ishte kapiteni Rraman Hallaçi, ai i cili iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve.

Hallaçi tregoi rëndësinë e kësaj ndeshjeje duke përmendur dhe njëherë që pathyeshmëria është një ndër pikat e tyre më të forta. Me Salihin në fushë apo jo, kapiteni i Kukësit sheh vetëm ekipin e tij. “Është një ndeshje shumë e rëndësishme për ne. Është momenti i duhur që ne të tregojmë vlerat tona që kemi treguar gjatë gjithë kampionatit. Duhet të tregojmë forcën e karakterit tonë dhe në transfertë sepse ndoshta nuk kemi marrë atë që kemi kërkuar, por mendoj se në këtë moment skuadra ka mundësitë për të treguar veten. Kemi shumë besim që do e mbyllim këtë fazë në vendin e parë. Duhet ta vazhdojmë që të ruajmë 0 humbje sepse është kryesorja jonë, sepse nuk e kemi pasur objektiv por erdhi gjatë javëve në kalim.

“Mendoj se i kemi të gjitha mundësitë për të dalë me fitore nga Korça, sepse kemi objektivin tonë për të shkuar drejt titullit. Kuptohet që duhet të jemi me këmbë në tokë, sepse ekipi i Skënderbeut është një ekip shumë i mirë dhe i vlerësuar nga ana jonë. Ne nuk kemi aspak frikë nga asnjë kundërshtar. Deri në këto moment e kemi përgatitur ndeshjen për të fituar. Skënderbeu është një skuadër shumë e fortë dhe ne nuk duhet ta lemë që të jetë afër nesh. Barazimi nuk do të ishte keq, por ne shkojmë për fitore. Salihi është një lojtar kryesor i atyre. Për ne nuk ka rëndësi se kush luan, ne do të luajmë me Skënderbeun dhe do të shikojmë rrugën tonë. Ndeshja nga ndeshje nuk i ngjan, kjo është një ndeshje speciale. Këto dy skuadra japin gjithçka për spektatorët. Mendoj se kjo ndeshje do të vendosë shumë gjëra dhe ne do të dalim kokë lart në fund. Nuk mund të bëj diferenca mes Skënderbeut dhe Partizanit, pasi janë skuadra shumë të forta dhe ne i vlerësojmë të dyja njësoj”, përfundoi Hallaçi.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here