Gjetan Keta: Ismaili do kthehet më i fortë se më parë

0

Sigurisht që kur fatkeqësitë ndodhin lënë pas një shije të hidhur, por kur preket një kampion në sport dhe në jetë si Ismail Keta atëherë ndjeshmëria dhe keqardhja merr përmasa të tjera. Një nga emrat më të njohur të sportit shqiptar në arenën ndërkombëtare pësoi një hemorragji cerebrale në banesën e tij duke u transferuar menjëherë në spitalin e qytetit ku ai jeton Mynihut, aty ku aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Vëllai i Ismailit, kampioni i mirënjohur i boksit Gjetan Keta gjatë një lidhjeje telefonike në “Sport Magazine” pavarësisht gjendjes momentale të ish-kikbokserit kuqezi u shpreh i sigurt se me karakterin që e personifikon Ismailin ai do të rikthehet më i fortë se kurrë: “Për momentin Ismaili ka dhimbje, por duke u konsultuar edhe me mjekët, bindja është se ai do të kthehet si më parë, madje duke njohur karakterin e tij mund të them se do të kthehet më i fortë”. Më pas Gjetani shpjegoi se çfarë sipas mjekëve gjermanë mund ta ketë shkaktuar këtë goditje cerebrale: “Në fakt nuk ma kanë konfirmuar arsyen, por besohet se mund të vijë nga stresi, por gjithsesi nuk përjashtohen as goditjet e marra gjatë kohës që boksonte, por kryesisht të paktën sipas mjekëve arsyeja mund të jetë ngarkesa psikologjike”.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.