Gjesti ndaj Açerbit, Kesi dhe Bakajoko rrezikojnë shumë

Përfundimi i ndeshjes mes Milanit dhe Lacios u shoqërua me shumë tension, teksa Bakajoko dhe Kesi treguan përpara tifozëve fanellën e Françesko Açerbit.

Pikërisht lidhur me këtë gjest, duket se gjykata e arbitrazhit do ta trajtojë si çështje dhe mund të dënojë lojtarët kuqezinj. Sipas asaj që thuhet në mediat italiane, Xhuzepe Perkoraro, ka vendosur ta përfshijë në raport gjestin e dy mesfushorëve.

Tashmë, Milani pret me ankth vendimin e gjykatës, pasi në rast të një dënimi, do të rrezikote shumë, pasi të dy lojtarët janë shumë të rëndësishëm dhe janë pika kyçe për ekipin e Gatuzos.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *