Gjesti kundër Juventusit, UEFA vendos për Simeonen

Komisioni i Disiplinës së UEFA-s ka marrë gjatë ditës së sotme vendimin për gjestin e Diego Simeones në ndeshjen kundër Juventusit. Atletiko e Madridit fitoi 2-0 më golat e dyshes uruguaiane të mbrojtjes: Himenez dhe Godin.

Goli i Himenez zhbllokoi shifrat, dërgoi stadiumin në ekstazë, mes tyre dhe Diego Simeonen. Argjentinasi festoi duke prekur organet gjenitale dhe diçka e tillë u quajt si provokim nga pala italiane. Trajneri kërkoi ndjesë dhe u shfajësua duke insistuar se ai ishte një veprim kundrejt lojtarëvë të tij dhe lojës burrërore të tyre.

Simeone ia ka hedhur paq dhe është dënuar me vetëm 20 mijë euro, kështu që ai do të jetë në pankinë në ndeshjen e kthimit, që zhvillohet me datë 12 mars në Torino. Arbitri i ndeshjes dhe delegati nuk kishin shënuar asgjë në protokoll dhe qeveria europiane e futbollit u mjaftua me një gjobë monetare për trajnerin pasionant.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *