Gjesti i vitit vjen nga një… “i çmendur”, Bielsa urdhëron hapjen e portës!

0

Marselo Bielsa është një nga trajnerët e fundit romantikë të botës së futbollit. Argjentinasi, i njohur ndryshe si “El Loco” ose i çmenduri, është një idhull për shumë tifozë dhe trajnerë. Guardiola, Poçetino, por edhe shumë të tjerë, e cilësojnë si më të mirin në botë, ndërsa nuk mbetet pas as çmenduria e tij.

Lidsi Junajtid kishte nevojë për një fitore sot për të shpresuar në ngjitjen e menjëhershëm në Premier Ligë. Kundër ishte Aston Vila, një nga kundërshtarët më të fortë të divizionit të dytë të futbollit anglez.

Në minutën e 71-të, kur ndeshja ishte 0-0, një futbollist mik qëndron i shtrirë në fushë. Arbitri nuk ndaloi lojën, ndërsa Lidsi nis aksionin nga porta tjetër. Lojtarët e Aston Vilës protestojnë te kundërshtarët e tyre që të nxjerrin topin jashtë.

Vendasit as që duan t’ia dinë, vazhdojnë aksionin dhe shënojnë gol. Një sherr i madh shpërthen në fushën e blertë, ndërsa ka tension edhe midis dy pankinave.

Për të zgjidhur gjithçka dhe për t’i shokuar të gjithë njëkohësisht mendon i çmenduri Bielsa. Trajneri ka diçka për ekipin e tij. Aston Vila duhet të shënojë gol. Është urdhër i prerë! Ashtu ndodh, Lidsi hap portën dhe ekipi i drejtuar nga Xhon Terri barazon.

Gjest i mrekullueshëm i Marselo Bielës dhe veprim plot guxim. Aq më shumë në një moment kur luhej i gjithë sezoni i Lids Junajtid. Duartrokitje për të çmendurin…

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.