Gjesti i ulët! Të gjithë urrejnë Mbapen, nuk ndalon së talluri nga inati me 19-vjeçarin Haland

0

Te PSG ka nisur që të kthehet e tepruar tallja që po bëhet me Haland. Kur Dortmundi arriti që të fitonte në shifrat 2-1 ndaj francezëve, mediat e njohura europiane e ulën së tepërmi figurën e PSG-së.

Menjëherë nisën krahasimet e Haland që është 19-vjeç dhe shënoi dy gola duke vendosur fatin e takimit, ndërsa Mbape që është më i njohur në Europë dhe nga ku pritej më shumë, nuk u arrit asgjë. Kjo ka rënduar së tepërmi francezët që e kanë shfyrë të gjithë mllëfin pas fitores 2-0 dhe kualifikimit në mbrëmjen e sotme.

Pas mbylljes së takimit do të ishin të gjithë lojtarët që do të festonin me meditimin e Haland. Gjithashtu edhe në një video live, do të ishte Mbape që nisi sërish lojën, për t’u tallur sërish me sulmuesin norvegjez, pasi do të bëhej meditimi.

“Pema që sulmohet, është padyshim ajo që ka më shumë kokërra”. Shumë njerëz kanë reaguar ashpër për këtë veprim të PSG-së dhe veçanërisht Mbape, që po e kthejnë në një sulm personal kundër një talenti që është vetëm 19-vjeç dhe sheh papritur një armiqësi të tillë që ndikon jo pak për vazhdimësinë. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.