Gjesti i madh i “ushtarit” Ronaldo, nuk pranoi të veçohej nga lojtarët e tjerë te Juventusi

0

Një vendim shumë simbolik ka ardhur nga Kristiano Ronaldo. Sulmuesi i bardhezinjve ka hedhur poshtë mbishkrimin si lojtari më i mirë, pasi nuk donte të bënte lojtarët e tjerë të Juventusit që të ndiheshin keq. Kjo për të mos pasur dallim nga të tjerët dhe për të qenë një “ushtar” më tepër në fushë.

Seria A futi për herë të parë këtë risi në fanellat e lojtarëve që ishin shpallur më të mirët në sezonin e shkuar. Përshembull Zaniolo dhe Handanoviç zgjodhën të merrnin fanellat e reja, ku shkruanin lojtari më i mirë, duke iu referuar sezonin e kaluar.

Por Kristiano Ronaldo nuk e pranoi dhe zgjodhi që të kishte të njëjtën fanellë te Juventusi, si ajo që e mbante edhe në vitin e shkuar. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.