Gjesti i madh! Djaloshi i vogël qan pas humbjes, ylli i Napolit i dërgon mesazh: Eja sërish në stadium

Napoli e humbi ndeshjen e fundit ndaj Fiorentinës me rezultatin 0-2. Një tjetër dështim i skuadrës së Gatuzos që e sheh veten në mesin e renditjes të Serisë A.

Një foto e shpërndarë gjerësisht ishte ajo kur kamera fokusoi djaloshin e vogël, një tifoz i Napolit, që po qante pasi ekipi i tij po humbiste. Së fundmi është ylli i Napolit, Insigne, që bën një gjest të madh duke i kërkuar falje djaloshit për “fytyrën e keqe” e ekipit të zemrës që pa në fushë.

“Përshëndetje Mario! Unë dua t’ju uroj një ditë të mirë. Më vjen keq që filluat të qani për rezultatin. Ne ju premtojmë që nga këtu deri në fund do të kemi një kampionat të shkëlqyeshëm dhe ju do të buzëqeshni përsëri me ne! Ne po presim që të vish në stadium, një përqafim”, mbyll videon e mesazhit Insigne. /Sport Ekspres/