Gjesti i bukur: Klubi i prish kontratën, Pepe shpërndan dhuratat e festave!

Beshiktashi nuk po kalon një periudhë të mirë në aspektin financiar dhe ka vendosur të ndahet me Pepen. Klubi turk dhe mbrojtësi portugez kanë arritur marrëveshjen për t’u ndarë dhe 35-vjeçari ka dalë një lojtar i lirë.

Paga e tij e lartë ka qenë kushti kryesor sipas “Marca”, por mund të ketë ndikuar dhe mosha e madhe. Megjithatë, kampioni i europës në fuqi me Portugalinë ka vendosur të bëjë një gjest shumë të bukur përpara se të largohet nga Stambolli.

Siç raporton gazeta spanjolle, Pepe ka vendosur ta dhurojë rrogën e muajit të fundit. E gjitha për stafin e Beshiktashit, sidomos për ata të “padukshmit”: kuzhinierin, punëtorët e fushës dhe shumë të tjera.

Portugezi i lindur në Brazil u transferua nga Reali i Madridit te Beshiktashi në verën e vitit 2017, zhvilloi 52 ndeshje me ekipin turk, shënoi 7 gola, dhuroi 3 asiste, ndërsa tashmë është në pritje të ndonjë ofertë për të nisur një tjetër aventurë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *