Gjesti fisnik i Sterling, nuk e harron mikun e tij fatkeq

Rahem Sterling ka treguar edhe njëherë zemrën e tij të madhe. Sulmuesi i Mançester Sitit po zhvillon një sezon fantastik dhe gjendet në një formë shumë të mirë. 24-vjeçari i dhuroi 550 bileta ish-shkollës së tij disa ditë më parë.

Ai lumturoi nxënësit, të cilët ndoqën falas nga stadiumi gjysmëfinalen e FA Cup kundër Brajtonit, që u fituar me golin e Gabriel Zhezus.

Kësaj radhe nuk bëhet fjalë për gëzim. Dejmëri Daukins ishte vetëm 13 vjeç dhe ëndërronte të bëhej një futbollist i madh. Ai ishte pjesë e moshave të Kristal Palas dhe cilësohej si një talent dhe premtim i madh.

Fatkeqi Dejmëri kishte rezultuar me leuçemi dhe në muajin mars humbi betejën më të rëndësishme. Sterling ishte njohur me djaloshin dhe familjarët e tij në një spital në muajin nëntor.

Mes tyre kishte lindur një miqësi e fortë dhe sulmuesi i Sitit i dedikoi Dejmërit një gol të shënuar me Anglinë. Sterling është trishtuar nga vdekja e talentit dhe ka vendosur të paguajë të gjitha shpenzimet e funeralit. Ceremonia mortore zhvillohet të premten në Dagenham dhe aty pritet të marrë pjesë edhe Rahem.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *