Gjesti bujar i Junajtidit në përkrahje të tifozerisë!

0

Mançester Junajtidi ka komunikuar se do të rrisë çmimin e biletës për tifozët e Seviljes që do të mund të shohin ekipin e tyre në “Old Trafford” për 89 sterlina dhe jo 54 si ishte vendosur në fillim… Motivi? 35 sterlinat e mbetura, klubi anglez do t’i përdorë për të rimborsuar tifozët e tij që do të shkojnë në Spanjë.

Vendimi vjen pasi Sevilja i tha “jo” mundësisë për të ulur çmimin e sektorit më në “Sanche Pizjuan”, i vendosur, pikërisht, 89 stërlina (pak më shumë se 100 euro). Klubi anglez, ndërkaq, ka komunikuar dhe se ky mund të mos jetë një rast i izoluar: nëse në të ardhmen, klube të tjera do të përfitojnë nga tifozët e “Red Devils” në këtë mënyrë, do të ripaguhen me të njëjtën monedhë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.