Gjest kapiteni, Ramos i mahnit të gjithë me veprimin e tij!

Spanja triumfoi me shifrat 3-0 mbrëmjen e kaluar ndaj Kombëtares së Suedisë, me iberikët që udhëheqin me pikë të plota grupin F pas katër ndeshjesh.

Goli i parë u shënua nga Sergio Ramos, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhe. Dyfishimi i rezultatit erdhi përsëri nga pika e bardhë, por këtë herë Ramos ia dhuroi topin Alvaro Moratës.

Pikërisht ky gjest ka bërë xhiron e Botës, me Ramos që tregohet një kapiten i vërtetë. Siç duket dhe nga pamjet edhe vetë Morata shtanget nga gjesti i kapitenit. Historia u mbyll me fund të lumtur me Moratën që u tregua i saktë dhe shpërbleu besimin e kapitenit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *