Gjermania pa dy “yje”, publikohet lista për Rusinë e Holandën

0

Gjermania ka në plan dy ndeshje për muajin nëntor. Fillimisht është programuar një miqësore më 15 nëntor kundër Rusisë, ndërsa katër ditë më pas Holanda do të jetë kundërshtari për llogari të Nations League.

Trajneri Joakim Lëv ka përzgjedhur lojtarët për këto dy ndeshje dhe jashtë liste mbeten portieri Mark-Andre Ter Shtegen dhe mbrojtësi Zherom Boateng. Ai ka menduar t’i lërë pushim për këtë ndeshje, ndërkohë që për portierin e Barcelonës ka pasur edhe një shqetësim në shpatull.

Gjithashtu është sqaruar se mesfushori Toni Kros do të jetë në dispozicion të stafit teknik vetëm për ndeshjen e 19 nëntorit kundër “tulipanëve”. DFB (Federata Gjermane e Futbollit) ka publikuar ditën e sotme listën e plotë të lojtarë që do të jenë në dispozicion të Lëv për ndeshjet me Rusinë dhe Holandën.

Our 24-man squad for the international break ??

Gepostet von Germany Football Team – Die Mannschaft am Freitag, 9. November 2018

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.