Gjermania në rënie, Shqipëria në vendnumëro. Kosova ngjit 6 shkallë

FIFA ka publikuar renditjen e re të kombëtareve dhe për Shqipërinë nuk ka asnjë ndryshim. Kuqezinjtë vijojnë të qëndrojnë në vendin e 60-të. Ka ngjitje për Kosovën, që e mbylli në vendin e parë në grupin e saj në Nations League. Dardanët kanë ngjitur 6 shkallë në renditje dhe tashmë pozicionohen në vendin e 131-të në Botë.

KOMBËTARET E MËDHA – Belgjika ndodhet në vendin e parë në renditjen botërore të FIFA-s edhe për këtë muaj. Në dhjetë skuadrat e para ka ndryshuar pozicion Portugalia, që është ngjitur në vendin e gjashtë. Një pozicion poshtë tyre ka zbritur Uruguai.

Podiumi plotësohet nga Franca dhe Brazili, që ruajnë pozicionet e tyre. Kroacia është poshtë tyre, në vendin e katërt. Argjentina ka ngjitur një shkallë dhe tani renditet në vendin e 11-të. Gjermania ka zbritur me dy pozicione në renditjen e FIFA-s dhe tashmë pozicionohet e 16-ta. Holanda është ngjitur e 15-të, kurse Suedia në vendin 14-të. Tre vende të ngjitura prej tyre. Edhe Italia është përmirësuar me një pozicion dhe tashmë është në vendin e 18-të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *