Gjermania në majën e Europës, e ardhmja është e mrekullueshme

0

Gjermania është shpallur kampione e Europës për 21-vjeçarët, duke mundur në finale 1-0 Spanjën.

Vendosi një gol i shënuar nga Vajzer, me kokë, në minutën e 40-të, pas një krosimi nga Toljan.

Spanja nisej me shpresa të mëdha, pas triumfit ndaj Italisë, ndërsa Gjermania kaloi me shumë fat Anglinë, ndaj në letër iberikët ishin favoritë, aq më shumë që në rang 21-vjeçarësh kanë një traditë të shkëlqyer. Megjithatë, Gjermania luajti një ndeshje të madhe, duke ushtruar presion të jashtëzakonshëm dhe duke mos e lejuar Spanjën të dominonte e të dilte në lojën e vet.

Është titulli i dytë në histori për Gjermaninë U-21, që i tregon rrugën Gjermanisë së Joakim lëvit, që të dielën do të luajë finalen e Kupës së Konfederatave.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here