Gjermania në Kupën e Konfederatave, shumë yje pushim

0

Gjermania ka publikuar listën e lojtarëve që do ta përfaqësojnë në Kupën e Konfederatave në Rusi dhe trajneri Joakim Lëv ka ndërtuar një skuadër eksperimentale, pa shumë kampionë bote.

Mesut Ozil është një ndër yjeve që kanë nevojë për pushim këtë verë, për të grumbulluar forcat për Kupën e Botës verën e ardhshme.

Gjithashtu, Sami Kedira, Marko Rojs, Tomas Myler, Mats Humels e Zherom Boatengjanë lënë pushim, ndërsa Manuel Nojer e Julian Vajgl do të mungojnë për dëmtim.

Kupa e Konfederatave do të zhvillohet këtë verë, nga 17 qershori deri më 2 korrik. Aty do të marrin pjesë Rusia, Gjermania, Australia, Kili, Meksika, Zelanda e Re, Portugalia dhe Kameruni.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here