Gjermania e të rinjëve i falet Leon Dajakut, talenti shqiptar shënon dopietë në kualifikuese

Një nga talentet më të mëdhenj shqiptarë në Gjermani që nuk luan për Kombëtaren tonë apo përfaqësuesen e Kosovës, është Leon Dajaku. Ky i fundit është blerë nga Bajerni, madje duke shënuar edhe me ekipin e parë të tyre në ndeshje me kundërshtar modest.

Më pas i është bashkuar të rinjëve të Bajernit, atje ku po vazhdon me shënimin rregullisht të golave. Në ditën e djeshme ky sulmues ka luajtur për Gjermaninë U-19.

Madje në përballjen ndaj Andorrës U-19 do të realizonte dopietë. Në minutën e 16 dhe 61 do të vinin golat nga talenti shqiptar, në atë fitore që u mbyll me rezultatin 3-0, pas golit të Samardzic në minutën e 87. Ndërkohë kur rezultati ishte ende 0-0 u humb edhe një penallti nga miqtë. /Sport Ekspres/