Gjermania e kthen në tenis, Anglia kalon me vuajtje

Një Gjermani me 6 yje ajo e sotmja, që ka masakruar Norvegjinë, me spektakël në lojë e gola, duke triumfuar 6-0. Gjithçka perfekte për kampionët e botës, që në minutën e 21-të kryesonin 3-0, me gola nga Ozil, Draksler e Verner.

Ky i fundit shënoi edhe golin e katërt në minutën e 40-të, ndërsa Gorecka e Mario Gomez në pjesën e dytë mbyllën gjithçka, me Botërorin që është shumë pranë, por jo zyrtar, sepse Irlanda e Veriut nuk ndalet dhe fitoi 2-0 ndaj Republikës Çeke, duke mbyllur gjithçka të paktën në garën për vendin e dytë në grupin C.

Në grupin F Anglia luante një finale të madhe kundër Sllovakisë dhe fitorja i siguronte praktikisht Botërorin. Fitorja erdhi, 2-1, por me shumë vuajtje, sepse që në minutën e tretë sllovakët gjetën golin me Lobotkan dhe më pas Anglia u sforcua jo pak. Dajer barazoi në minutën e 37-të dhe Rashford në minutën e 59-të shënoi golin e fitores, që u mbrojt deri në fund. Në grupin F fitoi edhe Sllovenia, 4-0 ndaj Lituanisë, ashtu si Skocia, 2-0 ndaj Maltës, ndaj gara për vendin e dytë është bërë shumë e egër.

Në ndeshjet e tjera, polonia mposhti 3-0 Kazakistanin dhe mbron kreun, ndërsa Mali i Zi fitoi 1-0 ndaj Rumanisë me gol nga Jovetiç, duke rimarrë vendin e dytë, që i kishte shkuar Danimarkës për pak orë, pas fitores 4-1 në Armeni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *