Gjermania apo Turqia për Euro 2024, gjithçka vendoset nesër

Ditën e enjte UEFA do të shpallë vendin organizator të evropianit të vitit 2024. Siç janë njohur dhe më parë, vendet kandidate janë Gjermania dhe Turqia. Vendet përkatëse në muajin prill prezantuan kandidaturat e tyre dhe tani i takon UEFA-s dhe anëtareve të saj të zgjedhin midis dy vendeve.

Do të jetë pikërisht komiteti ekzekutiv i UEFA dhe 19 anëtarët e saj të cilët do të marrim vendimin. Dy anëtarë nuk do të kenë mundësi  të votojnë. Pikërisht Reinhard Grindel, president i Federatës Gjermane të Futbollit dhe Servet Yardimci, zëvendës/president  i Federatës Turke.

Votimi do të jetë i fshehtë dhe në rast se mund të kemi një barazim, do të jetë presidenti i UEFA-s Aleksander Ceferin, i cili do të vendosë vendin fitues. Duke nisur nga ora 13:00 e ditës së enjte, vendet kandidate do të bëjnë dhe një prezantim të fundit, përpara se të bëhet votimi rreth orës 14:45.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *