Gjermani-Itali 4-3, e mbani mend “Ndeshjen e Shekullit”?

0

Itali-Gjermani, nje sfide qe kurre nuk do te perfundoje… Si jashte, ashtu edhe brenda fushes. Sigurisht, jemi tek rangu i miqesoreve, por kur keto dy skuadrat perballen, fitorja behet nje “detyrim” dhe humbja si nje goditje e rende nga e cila veshtire te marresh veten. Ndodh keshtu prej vitesh tashme, edhe pse axurret jane mace e zeze per “panzerat”, te cilet keto vitet e fundit i kane “tmerr”. Eliminimi ne Euro 2012, me golat e Balotelit, eshte plaga e fundit e hapur ne trupin e gjermaneve… Teksa, ajo qe djeg me shume eshte Boterori ne Gjermani, 2006, kur ne gjysmefinale, Groso dhe Del Piero do te dergonin ekipin e Klinsmanit jashte turneut dhe do te ngrenin Kupen ne syte e tyre, ne Berlin… Sigurisht, ishte nje hakmarrje per Kupen e fituar nga Gjermania ne Italia ’90… Por, ajo qe mbahet mend edhe sot eshte “Ndeshja e Shekullit”, mes dy kombetareve qe kane fituar nga kater Kupa Bote. Gjysmefinalja e luajtur ne “Azteca” te Meksikes, ne 1970, eshte nje kujtim qe mbahet edhe ne pllakade, perpara stadiumit, si emocioni me i bukur ne futboll. Loja e rregullt ishte mbyllur me golin e Boninsenjes ne te 8′ dhe te Shneligerit, ne fund. Do te ishte koha shtese ajo qe dashuroi te gjithe me futbollin. Plot pese gola u shenuan ne ato 30 minuta. Shneliger, Burning, Riva, Myler dhe… Rivera, qe vulosi 4-3 final. Me pas, teksa lojtaret axurre fluturonin nga gezimi, ato gjermane qendronin shtrire dhe disa ne lot. Meritonin te kalonin te dy ne finale, per ate qe i dhuruan futbollit, ketij sporti magjik.

 

https://www.youtube.com/watch?v=XPdVXb0p2P4

Gjysmefinalja Itali-Gjermani

Siudad de Meksiko
17 qershor 1970, ora 16:00 
ItaliItalia 4 – 3 Germania Ovest Gjermania Perendimore “Azteca”

(102 444 spektatore)

Arbitro: MessicoGjyqtar:Jamasaki

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here