Gjermani-Francë, ja kush e drejton ndeshjen

0

Italiani Nicola Rizzoli do të drejtojë ndeshjen gjysmëfinale në mes Francës dhe Gjermanisë. Sfida mes këtyre dy skuadrave të mëdha të kontinentit do të zhvillohet me 7 korrik (21.00) në stadiumin “ “Velodrome” të Marseilles.

Rizzoli do të ndihmohet nga Elenito Di Liberatore, Mauro Tonolini, Daniele Orsato dhe Antonio Dmato, ndërsa gjyqtari i katërt do të jetë slloveni Damir Skomina.

“E vështirë, për mos të thënë e pamundur që vërshëllima e italianit të dëgjohet në finalen e së dielës”, shkruan “Sportmediaset”, duke iu referuar faktit se gjyqtari i finales duhet të jetë dikush i cili ka qëndruar pushim në gjysmëfinale.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here