Gjeniu Federer mahnit edhe në Kinë

Triumfuesi i turneut të Uimbëldonit, Roxher Federer, mundi numrin 1 të botës Rafael Nadal 6-4, 6-3, në finalen e Shanghai Masters, duke fituar titullin e gjashtë të vitit.

Tenisti 36-vjeçar ka humbur vetëm 4 ndeshje në vitin 2017 dhe ishte mahnitës, duke fituar në vetëm 73 minuta. Ishte triumfi i katërt i vitit kundër Nadalit, në po aq përballje.

Federer regjistroi 10 pikë direkt nga shërbimi dhe fitoi titullin e 94-t në karrierë, duke reduktuar defiçitin e tij ndaj Nadalit në 23-15.

 

Vetëm amerikani Xhimi Konors, 109 tituj, ka fituar më shumë se Federer, i cili ka barazuar Ivan Lendl.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *