Gjendja e vështirë e Milanit, Castillejo: Hëngrëm m**, duhet të sakrifikojmë veten për shokët e ekipit

Milani është zgjuar që pas ardhjes së Ibras, ku në 3 ndeshjet e fundit ka marrë 7 pikë, ndërsa fitoren e fundit e morën në ndeshjen e çmendur kundër Udinezes. Në formë të mirë këto takime është parë edhe Castillejo, i cili ka folur për “Sky Sports” mbi dashurinë e tij për Milanin. Gjithashtu ka folur edhe mbi ndikimin që Ibrahimoviç ka sjellë në skuadrën e kuqezinjve.

“Milani ka qenë gjithnjë një ëndërr për mua. Kam ardhur këtu për të parë Milanin kur isha 12 vjeç dhe që atëherë jam fans i tyre. Tani po kaloj një periudhë të mirë dhe duartrokitja e San Siros të dielën është një nga gjërat më të bukura që kam përjetuar këtu.

Ibrahimoviç? Ai është 38 vjeç por në stërvitje vjen gjithmonë i pari dhe është gjithnjë i pari në çdo gjë që bën.Nëse ai, që ka fituar çdo gjë, e bën këtë përse të mos e bëj unë që quhem Castillejo? Ai ka mentalitet lideri. Është kërkues në fushë dhe të ta vë në pah nëse gabon. Ai nxjerr çdo gjë që ke. Ne hëngrëm m** dhe tani duhet të mendojmë ndeshje pas ndeshje. Duke vrapuar për njëri-tjetrin ne kuptuam se fituam ndeshjet. Po e kuptojmë tani, duhet të sakrifikojmë veten për shokët e skuadrës”, ka deklaruar Samu Castillejo./Sport Ekspres/