Gjendet marrëveshja/ Milani do të marrë mbrojtësin e Barcelonës, blihet 20-fish për 5 ndeshje

Milani hedh sërish sytë nga Spanja për të gjetur te dy ekipet e mëdha lojtarë që nuk kanë hapësira. Duhet thënë se Theo Hernandez i marrë nga Reali i Madridit ishte goditja më e madhe dhe lojtari më i mirë edhe pse kuqezinjtë gjenden përtokë sa i përket rezultateve.

Këtë herë marrëveshja do të lidhet me Barcelonën për Tobidon. Mbrojtësi shkoi në janar nga Tolulouse në “Camp Nou” për 1 milionë euro. Vetëm 5 ndeshje ka luajtur me Barcelonën, por kaq mjafton që shifra t’i shkojë 20 milionë euro. Sipas asaj që raportojnë mediat në Itali, Milani është pranë mbylljes së marrëveshjes. Bëhet fjalë për një huazim me të drejtë blerje që kap shifrën e 20 milionë eurove, nëse kuqezinjtë kërkojnë ta mbajnë përfundimisht në Itali. /Sport Ekspres/