Gjendet akordi, Bajerni blen 18-vjeçarin shqiptar

Bajerni i Mynihut ka mbyllur me sukses negociatat me klubin e Shtutgartit për kartonin  Leon Dajakut. Sulmuesi 18-vjeçar ka qenë një ndër lojtarët më të spikatur në Bundesligën U19, ku shënoi 17 gola dhe regjistroi 7 asiste në një sezon ku skuadra u ndal në finalen e kompeticionit nga Borusia e Dortmundit.

Sipas “BILD”, Dajaku do të kryejë ditën e sotme vizitat mjekësore dhe pak orë më vonë marrëveshja do të marrë formë zyrtare. I riu me origjinë shqiptare pritet të aktivizohet me skuadrën rezervë të Bajernit që sezonin e ardhshëm militon në Bundesliga.3.

Shuma që bavarezët paguan për kartonin e 18-vjeçarit raportohet të jetë tek përafërsisht 1.5 milionë euro. Transferimi i Dajakut çon në tre numrin e lojtarëve shqiptarë te Bajerni i Mynihut. Krahas 18-vjeçarit pjesë e Bajernit janë dhe Meritan Shabani dhe Marvin Çuni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *