Gjenden zgjidhjet e ekuacionit, plani i Superiores për aktin e 11-të

Marrin fund dilemat sa i takon kalendarit të javës së 11-të të Kategorisë Superiore. Në fakt ishin dy ndeshje që nuk dihej se ku do të zhvilloheshin dhe tashmë është gjetur zgjidhja. Kamza do ta presë Flamurtarin në Kamzë dhe detyrimisht ka ndryshuar edhe orari.

E parashikuar për t’u luajtur në orën 18:00, kjo ndeshje do të luhet në orën 14:00. Po në të njëjtin orar do të luhet edhe ndeshja mes Teutës dhe Tiranës. Ndërkohë durrsakët kanë gjetur edhe stadiumin ku do të zhvillohet takimi me bardheblutë.

Kanë rënë të gjitha mundësitë, si “Loni Papuçiu”, “Roza Haxhiu” dhe “Selman Stërmasi”. Teuta-Tirana do të zhvillohet në stadiumin “Tofik Jashari” të Shijakut. Kjo do t’u japë mundësinë durrsakëve të kenë edhe mbështetjen e tifozëve.

Ndërkohë tre ndeshjet e së dielës do të zhvillohen sipas planit fillestar. Luftëtari pret Laçin në shtëpi dhe ndeshja do të luhet pa praninë e publikut. Ky takim luhet në orën 14:00. Partizani-Kamza dhe Skënderbeu-Kastrioti do të zhvillohen nën dritën e prozhektorëve prej orës 17:00.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 11

E premte, më 2 nëntor 2018
14:00 | Kukësi-Flamurtari
14:00 | Teuta-Tirana

E shtunë, më 3 nëntor 2018
14:00 | Luftëtari-Laçi
17:00 | Partizani-Kamza
17:00 | Skënderbeu-Kastrioti

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *