“Gjeli” Pavard nuk mposhtet, e thonë statistikat

Bajerni i Mynihut tanimë do të bindet plotësisht për ta blerë Benxhamin Pavard nga Shtutgarti. Mbrojtësi i djathtë numëron 35 ndeshje pa humbje me Francën, e fundit një ditë më parë kundër Gjermanisë.

Statistikat tregojnë se me të në fushë Franca është e pamposhtur dhe kjo ka ndodhur që me ekipin e 19-vjeçarëve. Pavard, në katër ndeshje që ka luajtur me të rinjtë, nuk e ka provuar shihen e humbjes.

Me Shpresat, pra Francën U21, futbollisti 22-vjeçar nuk është mposhtur në 15 ndeshje. Për të kaluar tek ekipi i parë më pas, me të cilin u shpall edhe kampion bote. Pavard numëron 16 ndeshje pa humbje me kombëtaren A të vendit të tij. Statistikë mjaft interesante, ndërkohë që për të nuk mungojnë ofertat nga klubet e mëdha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *